Gjiknuri në Kukës, Spaho: Nuk takoi asnjë banorë, ka hallin e xhepave

Shqipëria

Gjiknuri në Kukës, Spaho: Nuk takoi asnjë banorë, ka hallin e xhepave

Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:25
Edmond Spaho

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ishte ditën e sotme në Kukës, ku tha se kishte biseduar me banorët e këtij qyteti lidhur me taksën e rrugës së Kombit.

Por këtë pretendim të Gjiknuri e ka hedhur poshtë kreu u Grupit të PD-së, Edmond Spaho, i cili thotë se ministri ka gënjyer pasi nuk ka takuar asnjë banorë.

Sipas Spahos, jo vetëm Gjiknuri, por askush nga qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk ka takuar banorët e Kukësit, pasi ata nuk kanë interes hallin e tyre, por të xhepave të tyre.

“Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta. 

Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë. 

Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre. Ata paguajnë një herë taksën “Rama” tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse te paguajne edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit. 

Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”. Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit!”, tha Spaho përmes një reagim për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat