Spahiu: Mbështet veprimet e kolegëve në Parlament

Shqipëria

Spahiu: Mbështet veprimet e kolegëve në Parlament

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:29
Përparim Spahiu

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në emisionin "Ekopolitikë" në Ora News, thotë se mbështet veprimet e kolegëve të opozitës në Parlament.

Spahiu: Mbështes të gjitha veprimet e kolegeve te mi ne Parlament, qe me te drejte ka ardhur si reagim për shkak të atij fjalori që përdori kryeministri. Kryeministri nuk e dinte qe ishte ne parlament, kur përdori atë fjalor banal. Ka menduar qe është me miqtë e vete. Njerëzit na kane thënë: t'ju vij zor, reagoni. Na kanë thënë ne Kukës, për të reaguar. Ndikimi i protestave te opozitës? Unë duhet te shkoja te mbështesja kuksianët, apo qeverinë e koncensionarit? Qeverinë që FMN i thotë e ke bere balte me koncensionet. Nje minister financash iku për shkak te TVSH-se për biznesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat