Avokati: Vendimi për shkarkimin e Trezhnjevës, precedent. Do ketë pasoja tek gjyqtarët e tjerë

Shqipëria

Avokati: Vendimi për shkarkimin e Trezhnjevës, precedent. Do ketë pasoja tek gjyqtarët e tjerë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 09:43
Avokati Fatmir Brraka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot (13 prill 2018) nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrësit Besim Trezhnjevën

Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë dhe një precedent për të gjithë gjyqtarët e tjerë

Do ta apelojmë vendimin që për ne na u duk krejtësisht i padrejtë. Vetëm hetim të thelluar nuk kishte këtu sepse minimalja ishte që të na pranonin kërkesën për kryerjen e një ekspertimi. Ka 4 vlerësime në dosje, dy vlerësime të ILDKP.  

Ka një vlerësim të fundit të komisionit që thotë se ka diferenca dhe një ekspertim të kryer nga ekspert kontabël që shifrat janë diametralisht të kundërta, prandaj ne kërkuam të bëhej ekspertimi. Vendimi na u duk krejtësisht i padrejtë dhe krejtësisht i parregullt.  

Kuptohet këto janë precedentë që për të ardhmen për gjyqtarët e tjerë do të ketë pasoja sepse kur nuk pranojnë në shifra të ndryshme, në 4 ekspertime të ndryshme, një ekspertim atëherë  objektivitet vetëm këtu nuk ka.

E keqja e këtij vendimi do gjykoja se asnjë e drejtë e jona nuk u mor parasysh. Këtu vjen paraqitesh, prezantohesh, merr ato konkluzionet e fillimit, nuk ka gjykim. Thuhet që ka gjykim të thelluar por nuk është e vërtetë, sepse i thelluar do të ishte nëse ata do të pranonin një ekspertim. Gjykoj që nuk ka objektivitet në këtë lloj gjykimi në këtë komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat