Parashikimi i motit: Shijoni një fundjavë verore

Shqipëria

Parashikimi i motit: Shijoni një fundjavë verore

Më: 13 prill 2018 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Gjatë ditës se premte parashikohet një mot i mirë dhe me temperatura të larta, të cilat në vlerat e tyre maksimale do të shkojnë deri në 26 gradë celsius në mesditë.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e gjithë dita do të jetë me mot të kthjellët dhe pa vranësira.

Gjithashtu edhe fundjava pritet të vijojë me temperatura të larta të cilat pritet të shkojnë deri në 29 gradë ditën e shtunë.

Megjithatë duke qenë se jemi në stinën e pranverës, sinoptikanët shpjegojnë që mund të pranohet edhe ndonjë surprizë e motit , si ndonjë reshje e dobët lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat