Ministria publikon guidën që do ndiqet për vetimin e policisë, Gardës dhe SHÇBA

Shqipëria

Ministria publikon guidën që do ndiqet për vetimin e policisë, Gardës dhe SHÇBA

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:15
Ilustrim

Ministria e Brendshme ka publikuar mbrëmjen e sotme në faqen zyrtare në Facebook guidën që do të ndiqet për kalimin në procesin e vettingut të punonjësve të policisë,Gardës dhe SHÇBA.

 “Pastrimi” i radhëve të policisë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Në formularët që do të plotësojnë policët duhet të deklarojnë nëse njihen me ndonjë “nofkë ”.

Rreth 30 drejtues të Policisë së Shtetit kanë nisur vetëdeklarimin, në kuadër të vettingut në radhët e uniformave blu.

Vetëm 5 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, burimet policore thanë për Ora News se të parët do të jenë 300 oficerë me grada të larta që do t’i nënshtrohen vetëdeklarimit, ndërsa afati kohor do të jetë deri më 5 maj.

Pas kësaj, ata do të kalojnë në sitën e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që përbëhet nga pedagogë dhe ILDKPI. Më tej, do të verifikohen edhe gradat e mesme dhe në fund ato të ulëtat, derisa në sitë të kalojnë plot 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

Procesi i vettingut në polici bazohet në kriterin e pastërtisë së figurës, të pasurisë dhe të aftësisë profesionale.

Burimet shtojnë se po verifikohet dokumentacioni përkatës i pasurive të tyre, karrierës, gradës dhe pastërtisë së figurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat