Berisha publikon mesazhin e zyrtarit të Tatimeve: Rama gënjeu për taksën

Shqipëria

Berisha publikon mesazhin e zyrtarit të Tatimeve: Rama gënjeu për taksën

Më: 10 prill 2018 Në ora: 20:21
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një zyrtari të Tatimeve, ku sqaron deklaratën e Ramës se bizneset në tregje nuk do kenë taksë.

Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, Rama ka mashtruar me deklaratën e tij, pasi tregjet që u mbyllën sot nuk janë të përjashtuara nga taksa.

Postimi i plotë

Biznesi sot i dha grusht te forte turinjve piktorit deshtak pa te mbathura. Ai si shpetim zgjedh mashtrimin!

Zyrtari i larte tatimor e pergenjeshtron

si mashtrim deklaraten e tij se tregjet nuk do kene TVSH.

Nderkohe qe, ne vendimin e qeverise te azhornuar, ata do jene ne TVSH ne rastin e mbi 2 milione. Ne vendim (shif nenin 11), jane perjashtuar vetem profesionet e lira, te cilat nuk kane prag TVSH, bujqesia qe e ka 5 milion pragun dhe hotelet me pese yje do ta kene vetem 6%.

Ndaj ju bej thirrje te gjitha bizneseve te vogla ne tregjet e vendit dhe jashte tyre, pas grushtit qe i dhane sot kryeministrit pa te mbathura te vazhdojne betejen deri ne fitoren e tyre te plote!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor, Rama mashtron ne postimin e tij ne fb, pasi tregjet qe mbyllen sot qepenat nuk jane te perjashtuara nga TVSH-ja. Ato do jene ne TVSH ne rast te xhiros mbi 2mln leke.

Po ju dergoj nenin perkates(11)te VKM-se se azhornuar

Ne kete nen vihet re se trajtim ndryshe kane profesionet e lira (qe skane fare prag tvsh),

Bujqesia qe e ka 5 mln, dhe

Paketa qe miratuan per hotelerite e luksit (6% tvsh)”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat