PD dhe LSI në krah të protestuesve: Mafiozët po mbjanë shënim kush ul qepenët

Shqipëria

PD dhe LSI në krah të protestuesve: Mafiozët po mbjanë shënim kush ul qepenët

Më: 10 prill 2018 Në ora: 11:33
Protesta

Opozita është solidarizuar me protestën e biznesit të vogël dhe të mesëm që në shenjë revolte kundër taksave të larta të qeverisë, mbyllën qepenët.

Dyqanet do të qëndrojnë mbyllur për një orë. Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe ata të Partisë Demokratike, janë të pranishëm në të gjashtë pikat ku po protestohet në kryeqytet. Deputetet e pranishëm nga LSI janë, Endrit Braimllari, Nora Malaj, Silva Caka, Shezai Rrokaj, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, etj.

Ndërkohë, edhe nga PD ishin deputetët Jorida Tabaku, Flamur Noka, Aldo Bumçi, etj.

Zonja Tabaku u shpreh se një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë.

“Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial. Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”, tha Tabaku.

Ndërkohë, deputetja e LSI-së Silva Caka e pranishme në tregun ushqimor, u shpreh:

“Jemi bashkë me kolegët e PD dhe kemi ardhur në mbështetje të çdo tregtari, i cili sot tregon solidaritet dhe mungesë frike për të ulur qepenat dhe për të protestuar. Kundërshtim të kësaj mase represive të marrë kundrejt këtij biznesi. Sot, përveç nesh dhe qytetarëve, në këtë treg ndodhen edhe njerëz të tjerë, të cilët në mënyrë mafioze po mbajnë shënim se cilët janë tregtarët që ulën qepenat, në mënyrë që nesër të vijnë përsëri e t'i gjobisin. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bërë propozimet e saj për rritjen e kufirit të aplikimit të TVSH-se në 5 milionë lekë, por Oligarkia është e pangopur dhe do të hajë edhe thërrimet e fundit që mbeten në tavolinë. Gjithashtu kemi propozuar uljen e TVSH-se për produktet e shportës, por nuk është marrë në konsideratë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat