Nis vettingu në polici, kush rrezikon të mos kalojë procesin

Shqipëria

Nis vettingu në polici, kush rrezikon të mos kalojë procesin

Më: 9 prill 2018 Në ora: 21:14
Policia e Shtetit

Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe efektivët e Gardës së Republikës tashmë do të jenë me kokë mbi formular, që në fund të do rezultojë “provë e së vërtetës”, nëse qëndrojnë ose largohen nga radhët e policisë. Mbi 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës tashmë kanë në duar formularin e vetëdeklarimit, ku do tu përgjigjen pyetjeve për pasurinë, integritetin moral dhe aftësinë profesionale. Nga ky proces, rrezikojnë përjashtimin nga policia të gjithë ata efektivë të cilët kanë vërejtje në punën e tyre, kanë kaluar në proces hetimi nga ana e SHÇBA-së, ose nuk janë në gjendje që të justifikojnë pasurinë, mbi bazën e të ardhurave.

Gjithashtu një pikë e fortë që pritet të shihet me prioritet ,janë të dhënat që vijnë nga informacione të ndryshme, edhe nga qytetarët, nëse punonjësit e policisë kanë lidhje me eksponentë kriminal. Burime konfidenciale shprehen se thuajse janë të përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit 127 efektivë policie, të rangut të lartë, apo të mesëm të cilët janë përmendur në raportin sekret të SHISH në vitin 2016, si të dyshuar se janë implikuar në lejimin e mbjelljes së kanabisit, ose kanë qenë garant për grupet kriminale që të mos goditen. Një pjesë e konsiderueshme e efektivëve të policisë të cilët janë përmendur në raportin e SHISH, aktualisht janë larguar nga radhët e policisë, por disa prej tyre ende mbajnë veshur uniformën, duke u ulur në detyrë, ose transferuar në komisariate të ndryshme.

Për nga mënyra si është parashikuar i gjithë procesi i vettingut ka ngjashmëri me vettingun që po kryhet për njerëzit e drejtësisë, rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin. Drafti i vettingut në polici është hartuar në bashkëpunimin dhe këshillat e misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit, PAMECA dhe ICITAP. Për të shnagur paragjykimin në këtë proces, Ministria e Brendshme nuk do të jetë pjesë e vettingut. “Ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij, përkundrejt punonjësve që vlerësohen apo përkundrejt publikut. Partnerët ndërkombëtarë do të kenë rol monitorues dhe këshillues përgjatë gjithë procesit, duke nisur që nga përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të parë të vetingut dhe duke vazhduar këtë rol gjatë procesit të vlerësimit, me qëllim garantimin e cilësisë, zbatimit të njëjtë të standardeve dhe garantimin e transparencës së vetë këtij procesi”,-deklaroi zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Të parët që do të kalojnë procesin vlerësues do të jenë drejtuesit e lartë të policisë së shtetit. Komisioni i parvaruar është në proces ngritje dhe dotë përbëhet nga personalitete që vijnë nga fusha të ndryshme, jashtë radhëve të policisë, apo të dikastereve të ministrisë. Ata do të kryejnë vettingun për rreth 200 drejtues të lartë të policisë së shtetit, ndërsa më pas, pasi elita e policisë të kalojë vettingun, do u duhet të përzgjidhen si anëtarë të komisioneve që më pas do vetojnë punonjësit e policisë me gradë të mesme. Pasi kalojnë këto dy faza pritet që në çdo qark të vendosen anëtarët e rinj të komisionit të vettingut që përbëhet nga efektivë të lartë policie, që do të kalojnë në verifikim pjesën tjetër të punonjësve të policisë, në një numër të madh që shkon deri në 9000. Procesi pritet të marrë kohën e nëvojshme dhe mund të zgjasë më shumë se një vit, por efektet e para do të jenë pas një muaji, ku do të verifikohen punonjësit e nivelit të lartë të policisë dhe gardës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat