Procedimi penal për bllokimin e rrugëve, reagon Basha

Shqipëria

Procedimi penal për bllokimin e rrugëve, reagon Basha

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:31
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas një takimi që ka zhvilluar me kryeartin e Komunës së Mitrovicës, deklaroi edhe një herë se  është kundër çdo tarife në Rrugën e Kombit.

Basha tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po ashtu kreu i PD u pyet në lidhje me procedimin penal që ka filluar ndaj tij dhe dha këtë përgjigje.

“Është një veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq atë që kemi paralajmëruar prej kohësh dhe tani Edi Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë.

Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit.

Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku.

Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë do të gjithëve.”, përfundoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat