Prangosen 5 shoferë të dehur në timon, mes tyre edhe një femër

Shqipëria

Prangosen 5 shoferë të dehur në timon, mes tyre edhe një femër

Më: 8 prill 2018 Në ora: 08:14
Pamje nga videoja

Një sërë aksionesh janë ndërmarrë gjatë natës nga Policia Rrugore për rritjen e sigurisë në rrugë.

Kështu, në sajë të kontrolleve, u arrestuan 5 drejtues mjetesh, mes tyre edhe një femër. Pas kontrolleve, rezultoi se ata drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

“Vijon kontrolli me Drager nga Policia Rrugore e Tiranës për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që abuzojnë duke drejtuar mjetin nen efektet e alkoolit apo ne gjendje te dehur.

Deri në këto momente 5 drejtues mjetesh të arrestuar, një prej tyre femër, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat