Mbyllet protesta e opozitës, bllokoi 4 akse kombëtare, Basha: Nuk do ndalemi, ky ishte fillimi

Shqipëria

Mbyllet protesta e opozitës, bllokoi 4 akse kombëtare, Basha: Nuk do ndalemi, ky ishte fillimi

Më: 5 prill 2018 Në ora: 10:23
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Pavarësisht se ishte lajmëruar se do mbyllej në orën 13:00, rreth një orë më herët, opozita e mbylli protestën e saj në disa akse të rëndësishme të vendit.

Katër akset e bllokuara u liruan pak pas orës 12:00.

 Përpara se të liroheshin, kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti një fjalim.

Ai tha se ky është vetëm fillimi dhe se opozita nuk do ndalet.

Të tjerë eksponentë të opozitës thanë se nuk do ndalen deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“E kam dëgjuar që kur i ka punët ngushtë bën sikur tërhiqet dhe më pas godet. Liro kuksianët. Hiq taksën e Rrugës së Kombit. Anulo kocensionin. Do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale dhe do të kthejmë drejtësinë e pakapur,” tha Basha.

Pasi dëgjuan himnin e flamurit, protestuesit u shpërndanë paqësisht.

Opozita nuk ka lajmëruar se kur do jetë protesta e radhës.

Mosbindja civile nisi në oren 10:00 u mbyll rreth orës 12:11.

Protestuesit bllokuan kryqëzimet në Vorë, Milot e Çermë e Bradashesh.

Protesta u zhvillua në Vorë, Milot, Elbasan dhe Lushnje. Kreu demokrat ishte në Vorë, ndërsa në Bradashesh të Elbasanit ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kreu i PD u shpreh se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe kundër regjimit privat kriminal. “Shkoni shikon i shtëpinë Saimir Tahirit dhe kuksianëve që janë në burg sot dhe e kuptoni që ky është një regjim privat kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është drejtësia që fut në burg popullin. Ndaj, sot jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur për mosbindje civile. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve, për çdo hap që do të hedhin. Ka arrestuar reformën në drejtësi ka arrestuar dhe politizuar Prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg dhe kriminelët e lirë. Në Europë nuk shkohet me qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët”, tha Basha.

Ndërkohë, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se nuk ka demokraci me stabilitet të krimit.

“Rama të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Ne kemi dalë sot të ndërgjegjësojmë Ramën. Teatri i kukullave që bën Rama në Kuvend është një teatër që fokusohet tek batutat e tij dhe nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Ne kemi paraqitur amendamente për taksat. Shqiptarët duhet të marrin sot fatet e tyre në dorë. Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit”, është shprehur Kryemadhi.

Opozita bllokon rrugët, nis mosbindja civile, protestuesit hedhin tymuese dhe djegin goma

Opozita ka nisur sot mosbidjen civile. Ne kater akse te vendit demorkatet kane bllokuar rrugen, pak dite pas arrestimit te 23 qytetareve nga Kukesi te cilet protestuan per vendosjen e nje takse 5 euro pr kalim ne Rrugen e Kombit.

Ne Vore, Partia Demokratike ka vendosur qe te jene deputetet e Tiranes me ne krye liderin e opozites, Lulzim Basha.

Ne rrethrrotullimin e Milotit do te jene deputetet e qarqeve te Veriut, ne Elbasan deputetet e kesaj zone me ne krye kyetaren e LSI-se, Monika Kryemadhi, ndersa ne Çerme te Lushnjes, deputetet e Jugut dhe Durresit me ne krye Enkelejd Alibeajn.

Dhjetra qytetare kane bllokuar rrugen ne Bradashesh ku kane djegur edhe disa goma. I pranishem ne kete proteste, Ervin Salianji deklaroi se djegia e gomave behet ne shenje proteste ndaj kesaj qeverie per shkak te taksave te larta qe ka vendosur.

Image

Kreu i PD-se, Lulzim Basha i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, Aurela ulet kembekryq se bashku me protestuesit ne Vore ku vijon bllokimi i rruges.

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha dhe kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu takojne qytetaret qe jane te pranishem ne Vore per te protestuar.

Qindra qytetare jane mbledhur edhe ne Cerme te Lushnjes per te protestuar kunder vendosjes se takses 5 euro ne Rrugen e Kombit.

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha mberrin ne Vore ku u prit nga dhjetra qytetare te cilet kane rreth 30 minuta qe jane vendosur ne kete zone per te bllokuar autostraden.

Një vendim të tillë, opozita e bashkuar e mori menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për të lënë në burg 11 prej të ndaluarve në protestën e Rrugës së Kombit. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, thirri në një mbledhje urgjente opozitën e bashkuar ku edhe u përcaktua strategjia që do të ndiqet në protestat e ditës së sotme. Sipas Bashës, regjimet që u kundërvihen interesave publikë, rrëzohen.

“Regjimet të cilat i kundërvihen interesit publik, regjimet që përdorin dhunën dhe forcën kundër njerëzve, janë vetëm hapa rrëzimit. Popullin shqiptar nuk e nënshtron dot, nuk e privatizon dot. Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike. Një popull i bashkuar, që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara”, tha Basha.

BLLOKIMET

Deputetët e opozitës nuk do të paraqesin asnjë kërkesë në rajonet e Policisë për rrugët që do bllokohen, pasi, sipas tyre, janë qytetarët ata që e organizojnë bllokimin e akseve kombëtarë dhe deputetët që e mbështesin. Burime nga selia blu bëjnë me dije, se protestat e opozitës do të përqendrohen në katër akse kryesore ku edhe është e përqendruar edhe lëvizja më e madhe e mjeteve.

Kështu nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të bllokohet kryqëzimi i Milotit që lidh Tiranën me Shkodrën dhe njëkohësisht edhe Rrugën e Kombit me kryeqytetin. Në të njëjtin orar do të jetë i pakalueshëm për mjetet edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që do të paralizojë lëvizjen në Jug të vendit.

I bllokuar do të jetë edhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan dhe kryqëzimi i Vorës në Tiranë. Në çdo protestë do të ketë përfaqësues të opozitës, ndërkohë që pritet që kreu i PD-së, Lulzim Basha, të jetë në protestën që do të organizohet në Vorë. Protestat e opozitës janë parashikuar në një orar që normalisht do të duhet të zhvillohet seancë plenare në Parlament.

Përmes një kërkese, deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të shtyjë seancën plenare në orën 18:00.

REAGIMI I POLICISË

Ndërkohë, në lidhje me të, ka reaguar edhe Policia e Shtetit mbrëmë vonë. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestë, pasi opozita nuk ka marrë leje për zhvillimin e saj. Në këtë mënyrë, sipas Policisë, protesta nuk do të lejohet.

“Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cenim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë. Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve”, shkruan njoftimi.

AKSET QE BLLOKOHEN

Kryqëzimi i Milotit

Kryqëzimi i Vorës

Kryqëzimi i Bradasheshit

Kryqëzimi i Çermës

Protestuesit në Elbasan hedhin tymuese dhe djegin goma

Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.

Me qindra persona, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen.

Përveçse kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma.

Image

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur bllokimi i rrugëve nga ana e opozitës, në kuadër të mosbindjes civile për të kundërshtuar vendosjen e taksës për rrugën e Kombit.

Siç bëhet me dije, kreu i PD-së Lulzim Basha do të jetë në Vorë, ku bashkë me qytetarë dhe mbështetës së PD-së do të bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërsa, bllokimi aksit në Milot, i është besuar deputetit të PD-së, Flamur Nokës, ku do të shoqërohet edhe nga Bardh Spahia, kryetari i bashkise se Kukesit Bashkim Shehu, Dhurata Cupi dhe Voltana Ademi

Po ashtu, edhe në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje dhjetëra banorë kanë shkuar atje, për të bllokuar këtë aks rrugorë.

Rrethrrotullimi i Lushnjes do të bllokohet nga deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj, Myslym  Murrizi, Tritan Shehu, Florjon Mima, ndërsa në Elbasan ndodhen Edmond Spaho, Ervin Salianji dhe Endri Hasa.

Deri tani, nuk raportohet për tensione, ndërsa policia ka paralajmëruar ditën e djeshme se do të ketë ndëshkime, pasi për protestën e opozitës nuk është marrë leje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat