Protesta e opozitës, do bllokohen 4 akse rrugore

Shqipëria

Protesta e opozitës, do bllokohen 4 akse rrugore

Më: 5 prill 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Opozita ka paralajmëruar sot përshkallëzim të protestave, duke bllokuar qarkullimin për veriu në Milot, Tiranën në Vorë, juglindjen në Bradashesh të Elbasanit dhe jugun në Lushnje.

Sipas kreut të PD, Lulzim Basha, në protestë do të dalin që nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, e deri te qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike.

Rreth orës 09:00 ende nuk ka një grumbullim njerëzish në Vorë, ku bllokimi është parashikuar të ndodhë rreth orës 10:15. Drejt Vorës është nisur edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat