Këshilltari sfidon Bashën: Digj mandatet, nëse kërkon me të vërtetë mosbindje civile

Shqipëria

Këshilltari sfidon Bashën: Digj mandatet, nëse kërkon me të vërtetë mosbindje civile

Më: 4 prill 2018 Në ora: 06:16
Lulzim Basha

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, lidhur me fillimin e mosbindjes civile.

Topollaj thotë se problemi i opozitës së sotme është se nuk po arrin jo vetëm që të nxisë zemëratën popullore kund Ramës, por as nuk po ndjek dot hain opozitar përballë një maxhorance arrogante dhe skandaloze. Ai shprehet se ky hap që duhet marrë është ai i djegies së mandateve.

Statusi i plotë: 

Mosbindja civile nis nga djegia e mandateve.

Personalisht kam menduar gjithmone se nese ka nje problem te opozites se sotme, eshte se jo vetem nuk arrine te nxise zemeraten popullore kunder Rames, por as nuk e ndjek dot hapin opozitar te shqiptareve perballe nje maxhorance arrogante dhe skandaloze.

Protesta e kuksianeve kunder tarifimit te “Rruges se Kombit” eshte prova me e fundit e ketij konstatimi. Opozita qe do duhej te kishte ndezur fitilat e asaj proteste, beri nje deklarate ne mbeshtetje te protestes vetem ne perfundim te saj, pasi me pare kishte paragjykuar organizatoret si te paguar nga Kryeministri.

Thirrja per mosbindje civile ne kete moment ndoshta eshte dhe tejkalim kompleksiv i drejtuesve te minirances per te vertetuar seriozitetin e luftes opozitare. Por gjithsesi opozita ka nje mundesi ideale qe edhe te vertetoje qe e deshiron vertete nje aksion te tille te jashtezakonshem shoqeror, por dhe te ndezi e para fitilat e mosbindjes civile. Mjafton te djegi qe sot te gjitha mandatet e perfaqesimit qe ajo mban, duke nisur nga deputetet e deri tek mandateti me i fundit i saj ne keshillin bashkiak te bashkise me te vogel ne Shqiperi.

Ta fillojme nga vetja, qe te na ndjeke populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat