Vijon protesta para Drejtorisë së Policisë, deputetë të PD tentojnë të hyjnë brenda

Shqipëria

Vijon protesta para Drejtorisë së Policisë, deputetë të PD tentojnë të hyjnë brenda

Më: 3 prill 2018 Në ora: 19:31
Gjate protestes

Familjarët e të arrestuarve vijojnë të qëndrojnë pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë ndërsa sipas “News 24” disa deputetë të Partisë Demokratike kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme. Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjithashtu qytetarë të shumtë janë duke u afruar pranë familjarëve të të arrestuarve. Para Drejtorisë mësohet se është vendosur edhe një impjant muzikor në të cilën pothuajse gjatë gjithë ditës janë vendosur muzikë patriotike dhe vallja e Tropojës.

Po ashtu më herët u bë me dije se të ndaluarit në Kukës për protestën e zhvilluar rreth katër ditë më parë do të paraqiten për të marrë masën e sigurisë nesër në gjykatën e Tiranës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të brendshme për “Panorama”. Arsyeja e shtyrjes së seancës dhe zhvillimi i saj në Tiranë do të bëhet për mungesë kapaciteti në Gjykatën e Kukësit.

Ka shkuar në 15 numri i qytetarëve të proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, për protestën që kanë bërë para Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, për lirimin e të arrestuarve në Kukës.

Ata do të procedohen për tubim të paligjshëm.

“Kanë prishur rendin dhe qetësinë publike”, thanë blutë.

Ndërkohë policia njofton se po punon për identifikimin e personave të tjerë.

Gjykata shtyn gjyqin, ja kur vendos për 23 protestuesit e arrestuar. Flet kryegjyqtari i Kukësit

Gjykata e Kukësit e ka shtyrë dhënien e vendimit për vlerësim mase sigurie për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit.

Mësohet se seanca gjyqësore do të mbahet nesër në orën 09:00 paradite.

“Nesër në orën 9:00, gjykata e Kukësit do të shprehet për 23 të arrestuarit njëherësh, që janë në paraburgim në Tiranë”. Kështu tha Isuf Shehu, kryetari i gjykatës së Kukësit.

Sipas tij, nuk po tejkalohen afatet për dhëninen e masës së sigurisë, pasi dosja e prokurorisë ka mbërritur vetëm sot rreth orës 9:30 dhe kështu gjykata ka kohë edhe 48 orë për ta shqyrtuar atë.

Protesta/ Të arrestuarit e Kukësit u sollën në Tiranë për të shmangur…

Transferimi në Tiranë i 23 të arrestuarve për protestën kundër tarifës së Rrugës së Kombit, është bërë në mënyrë që të shmangeshin incidentet e mundshme në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.

Megjithatë, zyrtarisht Policia e Shtetit ka një argument tjetër, duke thënë se transferimi i tyre është bërë për mungesë kapaciteti në Drejtorinë e Policisë Vendore në Kukës, ku duhej të mbaheshin në izolim. Sipas Policisë, godina e policisë atje nuk ka ambiente dhe hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur të ndaluarit.

Megjithatë, burimet thanë se përveç mangësive të kësaj natyre, shkaku real lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike. Precedentë të ngjashëm kanë ndodhur edhe më parë në Kukës, gjatë një proteste të banorëve në vitin 2001 për përmbytjet.

Në këtë rast, të arrestuarit u transferuan në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, madje edhe masa e sigurisë për ta u zhvillua në Gjykatën e atij qyteti. Po kështu, edhe në rastin e një proteste të banorëve të Shkodrës, në vitin 1999, ku të arrestuarit u transferuan në një qytet tjerë.

Artistët u bashkohen protestuesve

Pasi kanë mbaruar protestën e tyre për kauzën e Teatrit Kombëtar, artistët i janë bashkuar kauzës tjetër, asaj kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Aktorët u janë drejtuar ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku u sensibilizuan mes qindra protestuesve që kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit.

Aktori Arben Derhemi foli para mbështetësve, duke thënë se Kryeministri Edi Rama është i vetmi përgjegjës për situatën e krijuar, dhe se zgjidhja është vetëm largimi i tij.

Protestuesit bllokojnë lëvizjen e makinave te Drejtoria e Policisë, u zhvendosën nga trotuari. Deputeti i PD flet për provokime

Policia paraditen e sotme ka zhvendosur protestuesit qe qendroni perpara Drejtorise se Policise Tirane nga trotuari ne rruge.

Kjo eshte bere shkak per bllokimin e qarkullimit normal te makinave. Fillimisht protestuesit qendruan ne trotuar, por policia ka kerkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojne kalimin e qytetareve te tjere.

Deputeti i PD flet për provokime: Po na kërkojnë…

Protestuesve që qëndrojnë te Drejtoria e Policisë së Tiranës iu bashkuan sërish sot edhe deputetë të PD.

Klevis Balliu tha se të ndaluarit nuk e kanë shkelur ligjin.

“Ka qenë një tubim i qytetarëve të Kukësit për një interes kombëtar. Kjo parti ka një problem historik me Rrugën e Kombit, sot vazhdojnë me trashëgiminë e tyre komuniste për të bllokuar rugën që është për bashkëpunimin e shqiptarëve me kosovarët. Këto arrestime janë arrestime politike të një mentaliteti komunist. Ky është i vetmi kryeministër që rrogat i jep me lekë dhe i takson me euro”.

Sipas Balliu, “Unë kam qenë vetë në Kukës dhe ka pasur provokime nga policia e Shtetit në Kukës, sic po kërkon edhe këtu të bëjmë një hap prapa”.

Të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, ç’do bëjnë deputetët e PD sot

Disa nga 23 protestuesit e arrestuar në Kukës janë transportuar në kryeqytet, duke u izoluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës e në disa prej Komisariateve.

Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë mbrëmjen e djeshme, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit kanë nisur një tubim rreth orës 19:00, duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.

Disa prej protestuesve janë futur në korridoret e Drejtorisë së Policisë, duke sjellë edhe një lloj tensionimi të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat