Nis të enjten mosbindja civile, ja akset rrugore që do bllokohen nga opozita

Shqipëria

Nis të enjten mosbindja civile, ja akset rrugore që do bllokohen nga opozita

Më: 3 prill 2018 Në ora: 18:46
Foto arkiv

Në një kohë që mazhoranca do të mblidhet në seancë plenare, opozita do të nisë mosbindjen civile dhe bllokimin e disa rrugëve.

Burime nga PD bëjnë me dije se në takimet me krerët e degëve të PD në rrethe si dhe me deputetët e zonave, Basha u ka kërkuar mobilizimin e njerëzve.

Mësohet se akset që do të bllokohen të enjten do të jenë Vorë, Fushë-krujë  si dhe aksi i tretë Lushnjë-Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat