Autostrada Tiranë- Durrës do rindërtuar nga e para

Shqipëria

Autostrada Tiranë- Durrës do rindërtuar nga e para

Më: 3 prill 2018 Në ora: 12:06
Ilustrim

Për shkak të degradimit, autostrada Tiranë-Durrës do të rindërtohet nga e para.

Kështu ka deklaruar ditën e sotme, kreu i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Duke përfituar nga një dalje për mediat në lidhje me taksën e rrugës së Kombit, Gjiknuri tha se investimi do të jetë nga 20 deri në 30 milionë euro.

“Doni të shikoni një shembull të qartë të degradimit të një aseti kombëtar është rruga Tiranë-Durrës. Për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjeve në kohë dhe që sot që flasim jemi në pikën që ajo rrugë do ndërhyrje në shtrat, në thellësi, pra do gati një rindërtim nga e para.

Kemi marrë masat që të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri dhe të kthehet në një rrugë me standarde bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milion euro minimalisht por që po bëhet studimi për të. Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë. Nevoja për mirëmbajtje prek dhe rrugët e reja për shkak të fenomeneve të paparashikueshme.”. –tha Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat