100 mijë vende të reja punë në Shqipëri deri në 2022, si mund të përfitoni!

Shqipëria

100 mijë vende të reja punë në Shqipëri deri në 2022, si mund të përfitoni!

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Rreth 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022 parashikohen të jenë në sektorin e Turizmit.

Turizmi si një nga sektorët kyç të një vendi, jo vetëm për rolin e rëndësishëm që ka në kontributin e rritjes ekonomike, por edhe për shkak të impaktit zinxhir që ka në sektorët e tjerë të ekonomisë.

Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikohet që rritja e kontributit direkt dhe indirekt të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të shkoj nga 26% në vitin 2016, në nivelin e 29% në vitin 2022, duke mbajtur një rritje mesatare vjetore për periudhën 2018 -2022 në nivelet e 6.1% në vit, raporton "scan".

Kontributi indirekt i këtij sektori vlerësohet të jetë në raportet e 1 me 2.5 krahasuar me kontributin direkt, duke përforcuar rëndësinë që ka në zhvillimin ekonomik të vendit.
Rritja e punësimit nga niveli i 85 mijë të punësuar direkt në sektorin e turizmit ose 7.7% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.

Rritja e punësimit pritet që nga niveli i 267 mijë të punësuar ose 24% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 300 mijë ose 26% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat