Detajet e vrasjes që tronditi Shkodrën, kush është autori që theri shokun

Shqipëria

Detajet e vrasjes që tronditi Shkodrën, kush është autori që theri shokun

Më: 2 prill 2018 Në ora: 09:07
Kristian Shkambi

Nje vrasje ka tronditur fshatin Hot i Ri ne Shkoder. Mesohet se shtetasi Kole Fermasi eshte viktima.

Ai eshte ndare nga jeta pasi shoku i tij Kristian Shkambi ne sherr pasi kishin pire e ka therur me thike, raportojne mediat lokale.

Viktima dhe autori ishin shoke me njeri tjetrin. Ata ne pije e siper kane debatuar me njeri tjetrin pas nje ngaterrese te çastit.

Shtetasi Kristian Shkambi e ka therur me thike shtetasin Kole Fermeasi. 25 vjeçari ka humbur jeten ndersa autori Kriatian Shkambi 30 vjeç eshte arrestuar ne kohe rekord nga forcat e policise pak larg vendit te ngjarjes.

Efektivet po punojne per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.

 

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Me datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:

Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat