Nga tensionet e protestës në Tiranë, çfarë nuk u pa në televizion

Shqipëria

Nga tensionet e protestës në Tiranë, çfarë nuk u pa në televizion

Më: 1 prill 2018 Në ora: 22:54
Pamje nga Tirana

Përfaqësues të shoqërisë civile së bashku me të afërm të të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit protestuan mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në këtë drejtori ndodhen një pjesë  e protestuesve të arrestuar për shkak se paraburgimi në  Kukës kishte mungesë ambjentesh për të akomoduar 24 banorët e ndaluar nga 36 urdhër-arreste në total të lëshuara nga prokuroria e Kukësit.

 Krahas familjarëve dhe shoqërisë civile, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës zbarkuan edhe një pjesë e deputetëve të PD.

Pas konferencës së Lulzim Bashës, që i bëri thirrje Ramës që të lirojë protestuesit, disa nga deputetët e PD rreth orës 20:30 minuta iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Tensionet nuk munguan as në Tiranë, ku krahas shoqërisë civile që u fut brenda Drejtorisë së Policisë Tiranë, edhe shumë prej deputetëve çanë gardhin dhe u futën brenda.

Mapo.al sjell për lexuesit e saj një kolazh të fotove, ku duken aktivistë të shoqërisë civile që protestojnë por dhe deputetët e PD, si Albana Vokshi, Flamur Noka, etj të cilët kërkuan të marrin informacion për të shoqëruarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat