Çantë e dyshimtë pranë Qendrës së Informimit të BE, dyshohet për lëndë plasëse

Shqipëria

Çantë e dyshimtë pranë Qendrës së Informimit të BE, dyshohet për lëndë plasëse

Më: 1 prill 2018 Në ora: 17:01
Valigjja

Një çantë e dyshimtë është gjetur përballë Qendrës së Informimit të BE në Tiranë, pranë Pallatit të Kongreseve.

Mësohet se policia ka arritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, priten ekspertët e xhenios për të eksperimentuar nëse ka lëndë plasëse.

Çanta e dyshimtë është vënë re nga një kalimtar i rastit i cili ka lajmëruar dhe policinë.

Po bëhen kontrollet dhe verifikimet e mundshme, dhe pritet kryerja e një shpërthimi të kontrolluar.

Zona ka rreth 30 minuta që është e bllokuar dhe e izoluar nga forcat e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat