Kërcënon Edi Rama për dhunën në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Kërcënon Edi Rama për dhunën në Rrugën e Kombit

Nga: A.M. Më: 31 mars 2018 Në ora: 12:46
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas situatës së tensionuar në Rrugën e Kombit, pasi që protestuesit i vënë zjarrin kabinave të sportelit.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se “do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë”.

Postimi i plotë:

Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat