Rama takimet dyditore në Vlorë, porosi për zgjedhjet 2019

Shqipëria

Rama takimet dyditore në Vlorë, porosi për zgjedhjet 2019

Më: 30 mars 2018 Në ora: 19:24
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh dyditore në qytetin e Vlorës, ku takimin e parë e ka zhvilluar në shkollën profesionale 'Pavarësia' për të vijuar në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në këtë qytet.

Në takimin me dyer të mbyllura është zhvilluar analiza e zgjedhjeve të vitit të shkuar pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së kryetarëve të partisë. Në takim është diskutuar organizimi në vazhdim për të hedhur themelet e punës për fushatën e vitit 2019.

"Angazhimi i çdo anëtari të partisë në evidentimin e çdo vote të mundshme për të arritur një rezultat më të mirë. Kërkohet një rezultat akoma më i mirë se në 2017", mësohet të ketë thënë Rama në Asamble sipas burimeve.

Ndërkohë, ditën e shtunë do të vijohet me një tjetër agjendë kryesisht për investimet ne qytetin e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat