VIDEO/ Fyerja në Kuvend e kryeministrit, Vasili: Rama një idiot i pakufishëm

Shqipëria

VIDEO/ Fyerja në Kuvend e kryeministrit, Vasili: Rama një idiot i pakufishëm

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:48
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të djeshme të bëra në Kuvend.

Sipas Vasilit, Rama është një idiot. Ai e ka ilustruar këtë gjë me një shprehje të Konrad Audenhauer: “Zoti inteligjencës i ka dhënë kufij ndërsa idiotësisë jo”.

Pjesë nga deklarata e Petrit Vasilit:

Ju e keni dëgjuar që për fat të keq ky kryeministër pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e parlamentit dje duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor.

Ky i cili e ka nisur karrierën e tij lakuriq si duket ka vendosur ta përfundojë atë lakuriq dhe është e qartë që nga një analizë edhe mjekësore, përveç se një analize politike, ky krahasim që ka bërë me popullin i shkon vetëm një njeriu, ai ka pasur në mend veten dhe është ai i tillë dhe i barabartë me krahasimin që ka bërë. Dikush do thoshte pse e bën këtë krahasim dhe pse flet me këtë vulgaritet të neveritshëm ky kryeministër.

Arsyeja është shumë e thjeshtë.

Përgjigjen e ka dhënë Konrad Audenhauer i cili thotë: “Zoti inteligjencës i ka dhënë kufij ndërsa idiotësisë jo”. Dhe idiotësia pa kufij mund të thotë gjëra të tilla. Ndaj dhe çështja e rrugës së Kombit është psikologjia për të nënshtruar, poshtëruar, rrjepur shqiptarët deri në lekun e fundit.

Dhe as më shumë as më pak, duke aplikuar taksa rruge më të larta se në vendet më të zhvilluara të Europës. Pra të njëjtën taksë që paguan një Europian që merr të ardhura 20 herë më shumë se një shqiptar, një shqiptar që merr 20 herë më pak, paguan më shumë se sa ai. Kjo është plotësisht e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat