Debati për Rrugën e Kombit, ish-ministri Haxhinasto: Tarifa të ishte nën mesataren e rajonit

Shqipëria

Debati për Rrugën e Kombit, ish-ministri Haxhinasto: Tarifa të ishte nën mesataren e rajonit

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:22
Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto,

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, deputet i LSI, ka reaguar në Kuvend lidhur me taksën e Rrugës së Kombit, e cila ka ngjallur protesta në të anët e kufirit.

Haxhinasto, pas fjalës së ministrit  Damian Gjiknuri, që e mbrojti tarifën e lartë që është vendosur, tha se "është vërtetë që dokumentat janë përgatitur me kohë, por porosia ishte e qartë: Tarifa të ishte nën tarifën mesatare të rajonit."

Haxhinasto përllogariti një taksë shumë të ulët se 5 euro dhe shtoi se kishte ide herë që banorët e zonët të përjashtoheshin nga taksa e herë që përdoruesit e rrugës të kishin abone.

Rruga e Kombit e trajtuar me një taksë optimale është mënyra më e mirë për ta kthyer në gjendje të qëndrueshme," tha Haxhinasto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat