Basha takon një grup studentësh: Po përgatitemi për transformime në PD

Shqipëria

Basha takon një grup studentësh: Po përgatitemi për transformime në PD

Më: 27 mars 2018 Në ora: 22:24
Lulzim Basha me studentët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u takua sot me disa studentë të Shkencave Politike në selinë e PD-së. Në nisje të fjalës së tij, Basha, teksa ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, ka deklaruar se të rinjtë vijnë në një moment të veçantë në PD.

“Keni ardhur në një moment të veçantë në PD, ne po përgatitemi për transformime në PD, jo thjesht për nevojat e brendshme. Kush janë problematikat kryesore e vendit, është korrupsioni, krimi, varfëria, por këto janë pasoja të një sistemi të falimentuar, as të aftët, të talentuarit, me ide nuk cajnë dot përpara pa një mik te pushtetarët.

Prandaj ne do të bëjmë që të zgjedhurit të jenë produkt direkt i vullnetit të anëtarëve të PD, duke e bërë PD një parti totalisht të vlerave dhe modelit europian ndërtojmë një garanci për betejat që kemi përpara”, tha Basha.

Ai shtoi më tej se dhe “zërat kundër tij” në PD-në i ka ftuar edhe publikisht dhe individualisht që të bashkohen drejt një përgatitje për “përballje vendimtare me të keqen që sundon vendin”.

“I kam ftuar publikisht, individualisht në të gjitha format e mënyrat dhe festa është e sinqertë. Jam e bindur që PD do shkojë përmes bashkimit drejt një përgatitje për përballje vendimtare me të keqen që sundon sot vendin. Detyra sot nuk është vetëm elektorale, po të mbrojmë vlerat ekzistenciale të shoqërisë”, vijoi kreu i PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat