Basha pret studentët e Shkencave Politike në seli, tregon planin për ndryshimin në PD

Shqipëria

Basha pret studentët e Shkencave Politike në seli, tregon planin për ndryshimin në PD

Më: 27 mars 2018 Në ora: 12:49
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot mbi 70 studentë të Shkencave Politike në selinë e PD-së. Në nisje të fjalës së tij, Basha, teksa ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, ka deklaruar se të rinjtë vijnë në një moment të vecantë në PD.

“Keni ardhur në një moment të vecantë në PD, ne po përgatitemi për transformime në PD, jo thjesht për nevojat e brendshme. Kush janë problematikat kryesore e vendit, është korrupsioni, krimi, varfëria, por këto janë pasoja të një sistemi të falimentuar, as të aftët, të talentuarit, me ide nuk cajnë dot përpara pa një mik te pushtetarët. Prandaj ne do të bëjmë që të zgjedhurit të jenë produkt direkt i vullnetit të anëtarëve të PD, duke e bërë PD një parti totalisht të vlerave dhe modelit europian ndërtojmë një garanci për betejat që kemi përpara”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat