“Hiq atje dhe sill këtu”, qeveria largon 20 mln lekë për të ndihmuar të përmbyturit në Shkodër

Shqipëria

“Hiq atje dhe sill këtu”, qeveria largon 20 mln lekë për të ndihmuar të përmbyturit në Shkodër

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:50
Pamje nga Shkodra

Këshilli i Ministrave ka vendosur që një fond prej 20 milionë lekësh nga Ministria e Bujqësisë t’i shkojë Ministrisë së Mbrojtjes në ndihmë dhe asistencë të qytetarëve të prekur nga përmbytjet në Shkodër.

20 milionë lekët që kanë dalë nga Ministria e Bujqësisë ishin në fakt të programuara për t’u përdorur në programin buxhetor për mbështetjen e prodhimit bujqësor e blegtoral, por tanimë do të kalojnë në programin buxhetor të Ministrisë, “mbështetja e luftimit”.

Pavarësisht aktit që i shkon në ndihmë të përmbyturve, shtrohet pyetja se ku kanë shkuar fondet e rezervës apo kontigjencës në buxhet, të cilat në raste të ngjashme alokohen në të mirë të të dëmtuarve.

Vendimi i qeverise:

 1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon: a) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250 “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”), zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh. b) Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat