Rruga e Kombit me pagesë, Bozdo: Taksa do ndalojë tregtinë mes Shqipërisë e Kosovës

Shqipëria

Rruga e Kombit me pagesë, Bozdo: Taksa do ndalojë tregtinë mes Shqipërisë e Kosovës

Më: 26 mars 2018 Në ora: 15:28
Enno Bozdo

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për bërjen me pagesë të Rrugës së Kombit.

Ai tha se PD është kundër kësaj takse për arsye ekonomike. “Ajo që po ndodh sot është e pavend, jo thjeshtë për ngarkesën ekonomike , por edhe për faktin që qeveria këtë shumë e ka mbledhur në mënyra të ndryshme,” u shpreh Bozdo, shkruan BalkanWeb

“Koncepti i koncesionit në kohën kur qeveriste PD kishte të bënte me mirëmbajtjen, që nga rruga, sinjalistika. Ajo që po ndodh sot është e pavend, jo thjeshtë për ngarkesën ekonomike , por edhe për faktin që qeveria këtë shumë e ka mbledhur në mënyra të ndryshme. Do mjaftonte vetëm 30% e kësaj shume për të mirëmbajtur rrjetin rrugor parësor, dytësor e tercial të gjithë Republikës së Shqipërisë. Për çfarë do përdoret taksa e re?

Kjo qeveri s’ka mbaruar ende rrugën Lin-Pogradec. Buxheti i shtetit nuk paska para për të mbaruar atë rrugë që ka 5 vjet. Le të vendosë një tra gjithandej e të mbledhë taksë. Të paguajnë ata që e përdorin rrugën. Duhet të paguajë ai që e përdor rrugën për tregti etj. Jo dikush që e bën rrugën 1 herë në 5 vjet. Ç’kuptim ka të vendosësh një tra për të mbaruar rrugën tjetër. Është e vështirë të fillosh tarifimin në një rrugë kur nuk ke krijuar një mënyrë tjetër.

Për të mos thënë që tarifimi është shumë i lartë. 10 euro për një automjet të ulët, 33 euro për mjetet që transportojnë mall për tregtim, kjo shihet si masë për të ndaluar tregtinë mes Shqipërisë e Kosovës. Kjo është një taksë që do rëndojë banorët që udhëtojnë, por do ketë ndikim edhe në tregtinë mes dy vendeve. Nga një anë Rama kërkon bashkim doganor e president të përbashkët, e papritur gdhihemi me një taksë që do i vendosë ngushtë banorët e dy vendeve. Nuk shoh asnjë arsye që mund të ketë një pikë pro për këtë taksë. Kjo është gafa e radhës e kryeministrit,” u shpreh Bozdo.

Pronat në bregdet

“PD ka denoncuar një rast ku implikon jo vetëm një peshk të vogël si deputeti Alket Hyseni, por edhe vetë kryeministrin. Rasti ka të bëjë me një familje në Dhërmi. Për të shmangur këtë abuzim, Hyseni në dijeni të këtij infeormacioni realizon një shitblerje që Rama në 2017 shkon dhe lëshon një leje ndërtimi, dhe ja çon një miku të tij personal. Kemi një shkelje të pastër të shkeljes së pronësisë.  Nuk jepet leje ndërtimi për pronat në konflikt. Ky është një rast që tregon një korruptim të thellë të qeverisë shqiptare,” tha Bozdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat