Lista/ 8 rrugët kombëtare që qeveria parashikon të bëhen me pagesë

Shqipëria

Lista/ 8 rrugët kombëtare që qeveria parashikon të bëhen me pagesë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Pas rrugës Durrës – Kukës, të tjera akse parashikohen të bëhen me pagesë. Sipas një strategjie të BERZH të publikuar që në vitin 2015 i rekomandohej qeverisë “Rama” të paktën 8 akse kombëtare të cilat mund tí nënshtroheshin tarifimit.

Tarifën më të lartë është parashikuar për Rrugën e Kombit, 5 euro për çdo automjet të vogël.

Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim ka rekomanduar që me pagesë të bëhet edhe:

1. Tiranë – Durrës, me gjatësi 34 kilometër, tarifa mund të jetë nga 23 në 166 lekë të reja.

2. Tiranë – Elbasan me gjatësi 27 kilometër do të paguhet nga 18.9 në 132 lekë

3. Rruga e Arbrit, edhe pse s’dihet se kur mund të përfundojë, do të taksohet nga 52 lekë në 367 lekë për 75 kilometrat e gjatësisë së saj.

4. Levan – Vlorë, me gjatësi 24 kilometër do të taksohet nga 16.9 lekë me 118 lekë.

5. Durrës – Fier, me gjatësi 68 kilometër, pagesa do të jetë nga 47.7 lekë minimalja në 334 lekë maksimalja.

6. Levan – Tepelenë me gjatësi 47 kilometër do të kushtojë 32 lekë ose 230 lekë.

7. Elbasan – Kapshticë, tarifa do të jetë 29 deri në 203 lekë.

8. Tiranë – Hani i Hotit mendohet të taksohet 31 ose 220 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat