Banorët e përmbytur: S’ dihet kush është kryeministri! Ai që s’vjen të na shohë nuk vlen

Shqipëria

Banorët e përmbytur: S’ dihet kush është kryeministri! Ai që s’vjen të na shohë nuk vlen

Më: 24 mars 2018 Në ora: 18:59
Lulzim Basha në Shkodër

Kreu i opozitës Lulzim Basha postoi sot në “Facebook” të tjera pamje gjatë takimeve me banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër.

“Realiteti përtej propagandës. E vërteta përtej mashtrimit. Shkodranët nën ujë, të braktisur dhe të përbuzur nga Edi Rama”, shkruan Basha në postimin e tij.

Ndërkohë në video shfaqen banorë të cilët kërkojnë shpalljen e emergjencës nga Edi Rama.

“Këtu nuk dihet gjë kush është kryeministri. Një njeri që nuk vjen me e pa se si është gjendja e popullit në këtë vend për mu nuk vlen”, shprehet njëri prej tyre.

Një tjetër banor i dëshpëruar deklaron: “Si ka mundësi?! Kaq të braktisur jemi?! Kaq njerëz të pavlerë janë në këtë vend?!”.

Njëri prej banorëve thotë se ndonëse me bindje është socialist, ndihet totalisht i zhgënjyer me ketë qeveri.

Dje kreu i opozitës Basha ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Emergjencave Civile së bashku me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi. Me gjithë thirrjen e tyre, kryeministri Edi Rama vijon të mos e shpallë gjendjen e emergjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat