Ngjarje e rëndë në Tiranë, një grua humb jetën, bie nga kati i 3

Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një grua humb jetën, bie nga kati i 3

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:21
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë, aty ku raportohet se një 55 vjeçare ka humbur jetën.

Sipas policisë shtetasja me iniciale F.D., ka rënë nga kati i tretë i një pallati duke gjetur vdekjen.

“Me datë 24.03.2018 rreth orës 14:30 në rrugën "Daniel  Ndreka" ka rënë nga kati i 3 i një pallati shtetësja F.D., 55 vjeçe, e cila si pasojë ka  gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme”, njofton policia.

Ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo tentativë për vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat