Kryemadhi: Ramën e rrëzojmë nga pushteti kur të duam

Shqipëria

Kryemadhi: Ramën e rrëzojmë nga pushteti kur të duam

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:25
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

Edi Ramën e rrezojmë nga pushteti kur të duam ne”.

Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një emision televiziv.

Për këtë, Kryemadhi tha se nëse kryeministri Edi Ramë është aq trim, le të bëjë një mocion në Parlament, dhe kundër tij do të votojnë edhe deputetët e PS-së.

“Ju e dini shumë mirë se po t’ia thotë truri dhe mëndja LSI-së ja kap ja 7 a 8 deputetët Edi Ramës. Po të jetë kaq trim Edi RAma të futet për mocion në Parlament dhe e shikojmë. Ju mund ta rrëzoni? Kur të na dojë qejfi neve, kur të duam. Por hapja e negociatave është shumë e rëndësishme për ne. Ne nuk kemi bërë negociata, por na vijnë vetë deputetët e PS-së. Janë gati ata dhe na thonë aman kur do e rrëzojmë. Por problemi nuk qëndron për të rrëzuar Edi Ramën, kështu është problemi i krijimit të një infrastrukture të ç’tensionimit të vetë socialistëve. Vetë deputet në parlament janë njerëzit kryesorë që ndihen të asfiksimin në PS”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se baza e PS-së është më shumë e zhgënjyer se baza e LSI-së, pasi anëtarët e saj ndihen të nëpërkëmbur nga Rama.

“Partia Socialiste është më e zhgënjyer se baza e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është më agresive se sa baza e PD-së në terren. Kjo do të thotë që problemet më të mëdhaja të tretarit të rilindjes me këshilltarët, ky teatri i vjetër me aktor amator është një panik që ka Partia Socialiste në terrenin saj. Por kjo është një strategji e jona, ju e dini shumë mirë se çfarë bëri Rilindja në Elbasan para se unë të shkoja të kandidoja. E gjithë struktura e LSI-së kishin ikur me PDIU-në. Të gjithë të punësuarit e LSI-së që u bënë nga ish deputeti që ishte të PR, erdhi të LSI dhe sot është te PS, zoti Duzha kaluan në PS”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat