Murati: Ai i keqi, Adriatik Llalla ka bilanc të jashtëzakonshëm me arrestime të nivelit të lartë, Marku…

Shqipëria

Murati: Ai i keqi, Adriatik Llalla ka bilanc të jashtëzakonshëm me arrestime të nivelit të lartë, Marku…

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:47
Erl Murati

Gazetari Erl Murati u shpreh se vërtet deri më tani të arrestuar janë drejtues të opozitës, ndërkohë që abzuimet më të mëdha nga përfaqësuesit e mazhorancës. Sipas Muratit, ish kryeprokurori Llalla ka arrestuar Kryeprokuror, deputet dhe kryetarë Bashkie, ndërkohë që deri më tani kemi vetëm arrestime nga opozita.

“Kemi të arretsuar kryetarin e Bashkisë në Rrogozhinë, pra në I PDIU dhe i Lezhës i PD. Ndërkohë që abuzimet më të mdha me pronat në Durrës e Vlorë. Tani do bëjë avokatin e djallit, por ky i keqi, Adriatik Llalla ka arrestuar Guvernator, Deputet, Kryetarë Bashkie…”, tha Murati në 360gradë.

Gjithashtu Murati u shpreh se pritshmëritë tani ndaj prokurorisë janë më të mëdha. “Ne na u premtua se peshqit do të arrestohen në fillim të vitit”, tha Murati, duke shtuar se duhet kritikuar për punën e dobët. Këtu ka 5 vite që asnjë nuk përmendet korrupsion qeveritar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat