Zbardhet harta e zonave në bregdet që do të preken nga pezullimi i tapive të tokës

Shqipëria

Zbardhet harta e zonave në bregdet që do të preken nga pezullimi i tapive të tokës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:42
Zbardhet harta e zonave në bregdet që do të preken nga pezullimi i tapive të tokës

Pezullimi nga qeveria i dhënies së tapive për trojet e dhëna me ligjin 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërrmarjet bujqësore do të bëhet vetëm në vijën bregdetare.

Harta e publikuar nga qeveria, dhe ajo paraqet një vijë ndarëse përgjatë gjithë bregdetit, dhe praktikisht përfshin gjithë tokat me vlerë që nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në kepin e Stillos në kufirin jugor të vendit me Greqinë.

Vendimi për mosregjistrimin e trojeve të dhëna përmes komisioneve të shpërndarjes së tokave përfshin shumë fshatra bregdetarë, në jug, zonat lagunore të Divjakës, Shëngjinit, Nartës, dhe Velipojës. Me njolla të kuqe janë shënjuar edhe gjiri i Porto-Palermos në Himare, Gjiri i Lalëzit apo bregdeti i Ksamilit përballë ishullit të Korfuzit. Praktikisht harta përshfin zonat me trojet më të lakmuara në Shqipëri, dhe sipas qeverisë pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Tokat që do të futen në këtë fond do t’u jepen më parë investitorëve. VKM mbart shumë pikepyetje pasi një e drejtë e dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendim qeverie. Parelelisht ekzekutivi ka ngritur një strukturë që do të evidentojë tokat shtetërore në bregdet, task forcës do të filtrojë të gjitha tokat në një gjerësi prej 1 kilometri e gjysmë nga bregu i detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat