Në ditën botërore të ujit të kujtojmë lumin Valbona

Shqipëria

Në ditën botërore të ujit të kujtojmë lumin Valbona

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:49
Valbona

Tiranë\Prishtinë – Natyra për Ujin është tema e Ditës Botërore të Ujit këtë vit, dhe fokusi do të jetë në gjetjen e zgjedhjeve të bazuara në natyrë për dëmet që i janë shkaktuar mjedisit, dhe ku së bashku me ndryshimet klimatike është shtytësi kryesor i krizave te ujit në botë.

Zgjidhjet e bazuara në natyrë kanë potencial që të zgjidhin shumë nga sfidat e ujit. Kur neglizhojmë ekosistemet tona, bëhet më e vështirë që të ofrojmë ujë gjithë atyre që ju nevojitet.

Ekosistemet tona të ujërave të ëmbla vetëm se janë kompromentuar nga hidrocentralet aktuale qe janë ndërtuar pa masat mbrojtëse mjedisore dhe nga 2700 hidrocentrale tjera të planifikuara ne regjionin e Adrias dhe kjo është një nga kërcënimet më të theksuara ndaj biodiversitetit tonë. Humbja e ekosistemeve funksionale dhe të shëndetshme janë duke zvogëluar mundësitë tona që të zbusim dhe adaptohemi ndaj ndryshimeve klimatike.

Në Shqipëri, lumi i bukur i Valbonës brenda parkut kombëtar të Valbonës është në rrezik. Një margaritar i njohur edhe nga National Geographic, që e ka listuar në 9 Vendet që mund të vizitoni me Mjedis të bukur. Tash ky margaritar është në rrezik nga tre hidrocentralet që janë duke u ndërtuar brenda zonës së mbrojtur.

Në Korrik të vitit 2017 WWF Adria ka filluar me projektin e tyre në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës, ku ne jemi duke ju ndihmuar popullatën lokale në betejën e tyre kundër HEC-ëve. Sipas Petra Remeta menaxhere e programit për ujërat e ëmbla në WWF Adria kjo do të shkaktojë dëme të pariparueshme lumit Valbona.  

WWF Adria është duke ndihmuar popullatën lokale në Valbonë në krijimin e këshillit të palëve të interest, një këshill që do të bashkojë zërat e banorëve lokal në adresimin e problemeve të tyre, dhe do të ju ndihmoj në mbrojtjen e lumit Valbona.  

Kënetat, lumenjtë dhe liqenet në regjion janë habitate për më shumë se 250 lloje të peshkut dhe më shumë se 70 lloje të amfibëve, ku shumë nga ta janë endemik.

Kënetat unike dhe të pasura janë habitate të rëndësishme për zogjtë, të cilët i përdorin ato për pushim dhe ushqim. Liqeni i Shkodrës në Shqipëri dhe Mal të Zi është habitati më i madh i shpendëve në rajon dhe ofron strehim për 280 specie zogjsh. Fusha e Livnos dhe Parku Natyror i Hutovo Blato në Bosnjë dhe Hercegovinë janë habitate shumë të rëndësishme të shpendëve.

Speciet e ujërave të ëmbla kanë rënien më të madhe nga të gjitha llojet tjera në botë - 81% në 50 vitet e fundit - kryesisht për shkak të ndërtimit të digave që pengojnë lidhjen e lumenjve. Kjo rënie është më shumë se 100 herë më e shpejtë sesa rënia e specieve tokësore.


WWF ka identifikuar këto kërcënime dhe disa vite më herët ka filluar me programin për ujërat e ëmbla që të mbrojë liqenet, kënetat dhe lumenjtë në regjion përmes: 
•        avokimit për zhvillimin e hidroenergjise së qëndrueshme;
•        krijimin e zonave të reja të mbrojtura;
•        projekteve për rehabilitimin e lumenjve dhe zonave rreth lumenjve;
•        zhvillimi i fushatave për të rritjen e vetëdijes së publikut dhe mbështetjen e OJQ-ve.        
•        duke përfshirë sektorin privat në menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. 
 

WWF gjithashtu ju fton që të na mbështetni dhe të nënshkruani kërkesën për të shpëtuar lumin Drava nga hidrocentralet. Ju lutemi të nënshkruani peticionin në:

https://secure.avaaz.org/en/petition/Zupan_Koprivnickokrizevacke_zupanije_g_Darko_Koren_DOSTA_JE_Spasimo_rijeku_Dravu_ITS_ENOUGH_Help_us_save_Drava_river/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat