Pse euro po shkon në pikiatë në Shqipëri, eksperti: Ka shumë cash dhe…

Shqipëria

Pse euro po shkon në pikiatë në Shqipëri, eksperti: Ka shumë cash dhe…

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:55
Ilustrim

Rënia e madhe Euros në tregun e këmbimit valutor vendas nuk po njeh të ndalur. Monedha e përbashkët europiane është kuotuar në nivelin e 129 lekëve, duke pësuar kështu edhe zhvlerësimin më të madh historik brenda një jave.

Në 15 Mars, vlera e Euros ishte 131.5 lekë, ndërsa ekuilibri i Janarit kishte si kufi nivelin 133 lekë.

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria-s, thotë se shkaqet e forcimit të papritur të monedhës vendase lidhen me qarkullimin e madh në treg të Euros dhe kryesisht paratë informale, përsa kohë që edhe bilancet tregtare nuk kanë pasur ndryshime të dukshme të trendit të tyre.

 Por Leku është duke u forcuar edhe përballë Dollarit. Monedha amerikane po ashtu është dobësuar me shpejtësi duke u këmbyer me 105 lekë. Buxhuku e lidh këtë dukuri me tërheqjen e parave nga vendet e njohura si ‘parajsa fiskale’, për shkak të frikës që kanë shumë biznese për zbulimin e identitetit.

Ekspertët e ekonomisë nuk përjashtojnë as dukurinë e ndërhyrjes spekulative në kursin e këmbimit nga kompani me kapital të huaj, të cilave iu intereson një Euro e dobët, për të blerë këtë monedhë në treg në kushtet kur mbyllin bilancet vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat