Largimi i këshilltarëve të LSI, Kryemadhi: Janë të lirë të jenë kudo

Shqipëria

Largimi i këshilltarëve të LSI, Kryemadhi: Janë të lirë të jenë kudo

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:55
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se çdo anëtar i LSI është i lirë për të qenë kudo, duke komentuar kështu dhe largimet e këshilltarëve të saj bashkiakë në disa bashki të vendit.

“Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, tha znj. Kryemadhi.

Ajo ka uruar besimtarët bektashianë dhe shqiptarët për ditën e Sulltan Novruzit. “Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë dritë, begati, paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat