Tek mikja jonë e persekutuar politike

Shqipëria

Tek mikja jonë e persekutuar politike

Nga: Mimoza Dajçi Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:52
Mimoza Dajçi, Vranina Ismalaj, Moza, Dona Frrokaj, Mri-e Cunin dhe Mimoza Malicaj.

Nuk dinte asgje per vajtjen tone. Kishte dite qe ishte operuar nga njeri sy, menduam se vizita jone do ti ndryshonte diten. Dhe ashtu ndodhi vertete.
– Surprize shume e kendshme – tha -sidomos ne kete dite feste!

Katrina jeton vetem, djali me te shoqen i jetojne diku ne nje shtet tjeter, jashte Amerike. I shoqi ka vite qe i ka vdekur, ka niper e mbesa plot, por ne si mike te hershme menduam se nje vizite ne banesen e saj do ti sillte kenaqesi, e dime qe na do dhe ne e respektojme shume. Na priti me gjithe te mirat. Asgje nuk mungonte ne tavoline. Nje agjensi sherbimesh i ka afruar nje zonje qe e ndihmon per te kryer nevojat e dites.
Katja, qe keshtu i pelqen ta therrasin shkurt, eshte shume e apasiounar pas luleve, per ate dite ne i zgjodhem si dhurate nje buqete me lule te fresketa. U emocionua shume kur na pa, sigurisht edhe ne. Ishim sebashku me disa gra e vajza shqiptare ish te persekutuara politike nga rregjimi komunist ne Shqiperi Vranina Ismalaj, Moza, Dona Frrokaj, Mri-e Cunin dhe Mimoza Malicaj.

Per Katrinen kemi shkruar edhe here tjeter. Ajo rrjedh nga nje familje e persekutuar politike, ku qe ne moshe teper te re sigurimi i shtetit me komunistet e zones ne vitin 1945 ne Xhan te Rrafshit te Dukagjinit i arrestojne e torturojne te atin Gjergj Cima, te cilin pas torturash cnjerrezore e pushkatojne pas gjyq.
Si familje e renuar ekonomikisht nga lufta vellavrasese e atij rregjimi te eger Katja me te vellane Kolecin jetojne per disa vite ne Shtepine e femijes, e ema nuk kishte me se ti ushqente. Koleci nje i ri intelgjent, te cilit i pelqente muzika, arti, leximi dhe aktrimi, por qe e kishte te pamundur te ndiqte studimet e larta per arsye biografie, ngre zerin per padrejtesite qe ndodhen mbi popullin e pafajshem nga diktatura e Hoxhes, per vrasjet, pushkatimet, burgosjet e internimet pa fund.
I erdhi dita kur edhe Kolec Cimen e arrestojne e denojne per agjitacion e propogande kunder pushtetit ne fuqi. Denimin e vuajti ne Burrel e Spac. Kohe te veshtira, per vete familjen e tij, gruan, vajzat, por edhe per Katen qe ishte rritur me shume mundime me ate vella ne shtepine e femijes. Koleci pas daljes nga burgu dhe permbysjes se rregjimit komunist ne Shqiperi u angazhua me shoqaten e ish te persekutuarve politike, nje nga bijat e tij Rozana Gjergji, eshte sot avokate njohur dhe e respektuar, Trajnere dhe Arbitre Nderkombetare Shahu.

Gjate vizites tek Katja shfletuam edhe librin me titull “Rezistenca kunder diktatures komuniste” me autor Llesh Delia, qe flet per krimet e komunizmit ne Shqiperi gjate viteve te diktatures komuniste, ku disa faqe te tij i kushtohen babait te pushkatuar pa gjyq te Katrines, vellait Kolecit e gjithe familjes Cima, qe pesoi nje persekucion te madh politik gjate asaj periudhe te rende shoqerore, politike dhe ekonomike.

Biseduam gjithashtu edhe per veshtiresite e fillimit qe perjeton cdo kush qe vjen jo i pasur ne SHBA, vecanersisht femrat qe i duhet te perballen me lloj lloj te papriturash. U fol per nje pronar kompanie pastrimesh N.K qe shfrytezonte krahun e tyre te punes dhe nuk ishte korrekt me pagesat. “Kam pastruar boren me lopate neper oborre te shtepive ne ato fillime tha Katja, pasi na duhej te perballonim shpenzimet mujore”. Nje tjeter po ashtu kishte pastruar trotuaret e dyqaneve ne kohe bore, dikush tha kam mbledhur shishe e kanoce per mbijetese….Te gjitha keto jane te verteta, se ne jemi deshmimtare te ketyre ngjarjeve, por qe me sakrifica ato diten te perballonin gjendjen e rende, e sot jane te zonjat e vetes.

Duke i rrisjelle ne kujtese si ne nje ekran te gjitha ato situata te sikletshme, e duke kthyer vemendjen tek vendi yne Shqiperia, ku disa gra pjese e qeverise, parlamentit jane pasuruar ne menyre te habitshme, me pasuri te luajtshme, te paluajtshme, te lekundshme e te palekundshme dhe me nga 2 deri 7 llogari bankare shokohesh vertete….
Takimi me Katen kaloi i ngrohte i perzemert, duke lene pas mbresa e kujtime te bukura. “Hope & Peace”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat