Meta uron Sulltan Novruzin: Historia e Imam Aliut, garanci për të ardhmen tonë

Shqipëria

Meta uron Sulltan Novruzin: Historia e Imam Aliut, garanci për të ardhmen tonë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:35
Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit për festën e Sulltan Novruzit.

Kreu i shtetit Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit për festën e Sulltan Novruzit.

Në fjalën e tij Meta tha se shembulli frymëzues i Imam Aliut, filozofia, përpjekjet dhe sakrificat e tij sublime, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë.

“Shembulli frymëzues i Imam Aliut, filozofia, përpjekjet dhe sakrificat e tij sublime, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. Kjo histori e ky shembull krijon më shumë besim dhe jep më shumë optimizëm jo vetëm për ne, por sidomos për brezat e rinj dhe të ardhmen e paqme të tyre”, tha Meta.

Ndër të tjera, Presidenti i Republikës uroi të gjithë besimtarët bektashi gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe mbarësi por të gjithë familjet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat