Meta takon mikun e vjetër danez në Tiranë

Shqipëria

Meta takon mikun e vjetër danez në Tiranë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:46
Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Henrik Sass Larsen

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë që  ka takuar në Tiranë, një mik të vjetër danez.

"Të dashur miq, - tregon presidenti në FB, - ishte kënaqësi e veçantë të takoja në Tiranë sërish një mik të vjetër dhe shumë të çmuar, Henrik Sass Larsen, kryetar i opozitës parlamentare daneze, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Danimarkë dhe Evropë prej 26 vjetësh kur drejtonte rininë socialdemokrate daneze.

Me Henrikun dhe dy drejtuesit e tjerë të grupit parlamentar socialdemokrat Dan Jorgensen (ish-ministër i Bujqësisë dhe Peshkimit) dhe Nicolai Wammen (ish-ministër për Europën dhe ish-ministër i Mbrojtjes) biseduam për forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë e Ballkanit por edhe për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat