Deklarata e fortë e kritikes së Bashës: Të largohet! Berisha të marrë drejtimin e PD-së

Shqipëria

Deklarata e fortë e kritikes së Bashës: Të largohet! Berisha të marrë drejtimin e PD-së

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:27
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi ka kujtuar 22 marsin, si ditën e parë të zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri dhe ka thënë se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike,

Harxhi thotë se Berisha duhet të rikthehet në ballë, pasi është se vetmja figurë që mund të mbledhë dhe bashkojë të djathtën shqiptare.

Deklarata e Harxhit në Twitter

Ndoshta ka ardhur koha qe Z. Berisha te rikthehet ne balle si e vetmja figure qe mund te mbledhe, bashkoje, koordinoje te djathten kunder te keqes se madhe. De Gauli shqiptar duhet te kthehet. Bace kthehu e na prije!

Sot eshte 22 marsi dite e shenuar e demokracise tone por fatkeqesisht sot PD eshte me rende se kurre ne nje kohe qe duhej te ngjallte shprese perkundrejt dhunes politike ekonomike dhe shoqerore te qeverise aktuale. PD duhet te ringrihet dhe te ndale krimin dhe korrupsionin (1)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat