Demarkacioni, Bushati: Kosova drejt liberalizmit të vizave

Shqipëria

Demarkacioni, Bushati: Kosova drejt liberalizmit të vizave

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:19
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me vendimin e miratuar nga parlamenti i Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

 Ai e ka konsideruar këtë vendim një hap përpara drejt liberalizimit të vizave me vendet e BE-së.

“Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi përbën një hap të rëndësishëm përpara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkufitare, i krijon mundësinë Bashkimit Europian për të vijuar sa më parë me procesin e shumë dëshiruar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përforcon klimën e bashkëpunimit pozitiv në tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes fqinjëve. Urime Kosova”, shkruan Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat