Vasili akuza Ramës: Në Bruksel luajte valle çingijesh, skepticizmi vjen...

Shqipëria

Vasili akuza Ramës: Në Bruksel luajte valle çingijesh, skepticizmi vjen...

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:19
Petrit Vasili,

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Vasili shkruan në rrjetin social se Kryeministri luan valle çingijesh në Bruksel.

“Fajtori i vetëm për vështirësitë në këtë proçes të integrimit europian është ky kryeministër.

Skepticizmi i europianëve vjen për shkak të rezultateve shkatërrimtare dhe imazhit të rrënuar të vendit që krijoi ky kryeministër fjalëshumë e punëaspak.

Brukseli dhe vendet anëtare presin rezultate dhe jo përdredhje çingijesh e qurravitje qaramanë të një kryeministri që për fat të keq nuk e do vendin e tij”, shkruan Vasili.

Komenti i Petrit Vasilit

Kryeministri luan valle çingijesh ne Bruksel.

Kryeministri u lodh duke luajtur valle çingijesh ne Bruksel.

E beri cope cope ligjin e sherbimit civil per te futur ne pune ca hiçër dhe ju kundervu Brukselit.

Mijra shqiptare emigrojne per shkak te varferise qe prodhoi kryeministri,emigrojne tragjikisht edhe mijra femije nga 7 deri ne 17 vjeç.

Ekonomine e shkaterroi me koncesione dhe korrupsion duke i dale kunder edhe FMN.

Droga eshte ulur kembekryq edhe ne shkollat e femijve dhe po rrënon edhe kursin e euros.

Cfare i kerkon opozites per celjen e negociatave ne BE ky kryeminister.

Fajtori i vetem per veshtiresite ne kete proces te integrimit europian eshte ky kryeminister.

Skepticizmi i europianeve vjen per shkak te rezultateve shkaterrimtare dhe imazhit te rrenuar te vendit qe krijoi ky kryeminister fjaleshume e puneaspak.

Brukseli dhe vendet anetare presin rezultate dhe jo perdredhje çingijesh e qurravitje qaramane te nje kryeministri qe per fat te keq nuk e do vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat