Meta uron qytetarët për përmbushjen e dëshirës për të lëvizur të lirë

Shqipëria

Meta uron qytetarët për përmbushjen e dëshirës për të lëvizur të lirë

Nga: A.M. Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:54
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar çështjen e demarkacionit me Malin e zi e cila është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës dhe ka uruar qytetarët e Kosovës për përmbushjen e dëshirën për të lëvizur të lirë në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Përgëzime për Kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe urime të gjithë qytetarëve të Kosovës në përmbushjen e dëshirës së tyre për të lëvizur të lirë e për realizimin e aspiratës të integrimit në Bashkimin Evropian!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat