Nesër nisin reshjet e borës

Shqipëria

Nesër nisin reshjet e borës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:37
Ilustrim

Reshje të kohëpaskohshme të borës dhe ulje të temperaturave për dhjetë gradë paralajmërojnë meteorologët prej nesër dhe ditët në vijim.

Prej nesër nën ndikimin të masës së ftohtë ajrore moti do të jetë i vranë me reshje të kohëpaskohshme të borës, ndërsa në pjesët e skajshme juglindore me reshje të shiut. Lokalisht do të ketë kushte edhe për paraqitje të shiut të ngrirë. Më shumë reshjedo të ketë të enjten, kur në shumë vende pritet të bien rreth 20 l/m2.

Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë më e vogël bore, ndërsanë male në mënyrë të konsiderueshme do të rritet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri tre, ndërsa ajo e ditës prej minus dy deri gjashtë gradë. Të premten ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, por nga fundi i ditës do të ndalen. Të shtunën mot me vranësira të ndryshueshme me reshjetë dobëta të borës.

Të shtunën dhe të dielën në orët e hershme të mëngjesit në shumë vende temperaturat do të jenë nën dhe rreth zeros, në interval prej minus katër deri një gradë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat