Ish-drejtori i Antikrimit tregon sasinë e kokainës që konsumohet në Europë, Shqipëria …

Shqipëria

Ish-drejtori i Antikrimit tregon sasinë e kokainës që konsumohet në Europë, Shqipëria …

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:33
Edmond Rizaj

Ish-drejtori Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Edmond Rizaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se prej kohësh shumë operatorë, jo vetëm mediatikë, kanë një tendencë për ta quajtur Shqipërinë si vend kryesor origjine, dhe shqiptarët si sipërmarrësit eksponencialë për eksportin e problemeve në vendet e BE.

Rizai, i cili aktualisht punon në Akademinë e Policisë, tregon edhe faktin që një nga kolegët i ka kërkuar ekspertizën e tij lidhur me efektet në tregun europian, të sasisë së drogës sekuestruar kohët e fundit në Europë.

“Këto ditë, një opinionbërës mediatik kërkoi ekspertizën time, në lidhje me efektet që do kishte në tregun europian sasia e drogës së sekustruar së fundmi, pasojat eventuale, etj etj. Duke qenë se njeriut nuk i erdhi sipas oreksit opinioni im, po e ndaj me ju. Sipas EMCDDA gjatë 2015 agjencitë ligjzbatuese kanë konstatuar 87 mijë raste duke sekustruar rreth 70 Ton cocaine.

Pavarësisht kësaj, përdoruesit kronikë (pa llogaritur 15 milion përdoruesit okazinalë), kanë konsumuar 120 Ton cocaine, duke çuar 8.4 miliardë Euro në xhepat e trafikantëve, para që normalisht duhet të pastrohen…

Atëherë sa ndikues jemi ne në këtë realitet?!”, shkruan Rizaj duke publikuar edhe faqe nga raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat