Toponimi “Çamëri” në tekstet shqiptare, zhvillohet sot takimi i dytë në Athinë

Shqipëria

Toponimi “Çamëri” në tekstet shqiptare, zhvillohet sot takimi i dytë në Athinë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:25
Ilustrim

Dje dhe sot po zhvillohet takimi i komisionit të përbashkët greko-shqiptar për çështje të Arsimit. Takimi zhvillohet në vijim të atij të janarit në Tiranë. Në epiqendër të shqetësimit të palës greke janë librat shkollorë të Shqipërisë, ku përfshihet toponimi “Çamëri”.

Sipas deklaratës së ministrisë së Arsimit të Greqisë u kryen diskutime konstruktive në klimë mjaft pozitive. Pala shqiptare iu përgjigj kërkesës së ministrisë së Arsimit të Greqisë në takimin e janarit për të rishqyrtuar çështjen e teksteve shkollore veçanërisht të kapitullit “zona shqiptare në Greqi” dhe Çamëria, që sipas palës greke, ndikojnë në rritjen e nacionalitetit dhe klimës negative mes dy vendeve miq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat