Tension para kryeministrisë, minatorët çajnë “gardhin” për të takuar Ramën

Shqipëria

Tension para kryeministrisë, minatorët çajnë “gardhin” për të takuar Ramën

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:19
Tenisone para Kryeministrise

Greva e sotme e minatorëve ka agravuar në konfrontim me forcat e policisë.

Një grup minatorësh që po protestonin para godinës së kryeministrisë tentuan të futen në ambientet e brendshme të saj, për shkak se kërkonin një takim me Edi Ramën.

Pasi pritën për rreth 30 minuta për një përgjigje nga Rama, ata tentuan të futen në ambientet e brendshme të kryeministrisë, por u ndaluan nga forcat e policisë.

Sipas tyre tashmë ka përfunduar afati kohor që i dhanë Ramës për miratimin e statusit të minatorit.

Minatorët kishin marrë informacion që Rama ndodhej në kryeministri pasi ishte në mbledhje qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat