Goditen dy bandat e lidhura me Camorra e Ndrangheta, kush është shqiptari i arrestuar ‘ultrasi i Lazios’

Shqipëria

Goditen dy bandat e lidhura me Camorra e Ndrangheta, kush është shqiptari i arrestuar ‘ultrasi i Lazios’

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Policia italiane ka shkaterruar sot dy organizata kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n, qe vepronin te perqendruara kryesisht ne Rome. Mediat italiane bejne me dije se operacioni antimafias dhe i karabinierëve u zhvillua mes Romës dhe Napolit dhe perfundoi me se paku 19 te arrestuar mes te cileve edhe shqiptare.

Pas hetimeve, media italiane shkruan se u identifikua nje nga shqiptaret e arrestuar, me emrin Arben Zogu, i njohur si ultras i Lazio. Nderkohe qe mesohet se pritet te ekzekutohen edhe urdhra te tjere arrestesh.

Sipas policise italiane ne aksion morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qenë antidrogë.

Mediat italiane bejne me dije se jane ekzekutuar 19 urdher arresti për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë.

Akuzat jane disa, qe nga trafik i paligjshëm i substancave narkotike, arme, dhune dhe perdorim te metodave mafioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat