Debati i fortë me Berishën/ Artan Hoxha: Familjen e largova nga Tirana, kurse nëna përfundoi në spital

Shqipëria

Debati i fortë me Berishën/ Artan Hoxha: Familjen e largova nga Tirana, kurse nëna përfundoi në spital

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:52
Artan Hoxha dhe Sali Berisha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vila 24” në News 24 ku foli dhe për debatin e fortë që pati në “Studio e Hapur” me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas.

Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital, shkruan BalkanWeb

“Pas debatit që pata me Berishën e largova famijen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prinderit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, rrëfeu Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat